MOS U JEPNI NJERËZVE PREMTIME QË NUK MUND T’I MBANI!

#Kujdes

MOS U JEPNI NJERËZVE PREMTIME QË NUK MUND T’I MBANI!

Në një natë të ftohtë, një njeri i pasur takoi një të moshuar të varfër jashtë shtëpisë së tij. Ai e pyeti: “A nuk ke ftohtë i veshur kaq hollë?”
Plaku u përgjigj: “Unë nuk kam pallto, por jam mësuar kështu”.
Njeriu i pasur i tha, “Tani do të hyj në shtëpinë time dhe do t’ju sjell një pallto.”
Njeriu i varfër aq shumë u lumturua dhe tha se do të priste.

Njeriu i pasur hyri në shtëpi dhe u angazhua me diçka tjetër, duke harruar kështu për njeriun e varfër. Kur ai e kujtoi atë në mëngjes, ai shpejt doli për ta kërkuar atë. Por për fat të keq, e gjeti atë të vdekur me një shënim.

Aty ishte shkruar: “Kur nuk kisha rroba të ngrohta, kisha fuqinë për të luftuar të ftohtin, sepse isha mësuar me të. Por, kur ju më premtuat të më ndihmoni, unë u bashkova me premtimin tuaj dhe kjo ma mori fuqinë time të rezistencës.”

Morali: Mos premtoni asgjë që nuk mund ta mbani. Mbase për ju është thjesht një fjalë goje por jeta e dikujt mund të varet nga ajo fjalë e juaja!