Mësuesja e djalit tim…
Sikur djali të dinte mirë shkrim e lexim, të jeni të bindur se edhe ai të njëjtat fjalë do t’i shkruante për juve, vetëm se në një formë tjetër sepse për një 6 vjeçar larg është artikulimi i fjalëve, ata kanë botën e tyre dhe nëse me botën e tij do të shkruante diçka për ty mësuese, do ta vendoste krejt zemrën e tij në fletore, krejt ndjenjat e tij dhe përsëri s’do të ishte i kënaqur se do të mendonte se pak ka shkruar prej krejt atyre që përditë i përmend për juve.
Gjithmonë kam besuar se engjujt nuk jetojnë në tokë, derisa s’më rastisi t’ju njoh juve…një engjëll në formë njeriu.
Një grua e zonjë dhe një mësuese kaq e përkushtuar.
Tamam një nënë e dytë-se një mësuese e mirë është një nanë e dytë dhe nëse dikush meriton të ngritet në piedestal, është një mësues.
Ai që edukon breza, ai që pregadit udhëheqës shteti e gjeneralë të ardhshëm.
Ai që edukon një komb, mësuesi.
Mësuese Neriman, mirë që ekzistoni ju dhe njerëz sikur ju, ata që kanë kaluar ndër edukimin tuaj jam e bindur sot janë të suksesshëm në jetë, ani pse ju vetëm edukimin parafillor po i mësoni…kjo edhe është baza.
Se edhe shtëpisë po s’ia ndërtove themelin e qëndrueshëm, shembet.
Mësuesja e djalit tim, jeni kaq e mirë sa me mirësinë tuaj rrezatoni edhe kur s’ka diell.
Kaq e përkushtuar për mësim, ama 24 fëmijë në grup dhe të gjithëve i jep përgjigje pa më të voglën ndryshim në mimikë, gjithnjë e buzëqeshur dhe e butë, gjithnjë e afërt dhe e sinqertë…Po, po 24 fëmijë në grup dhe krejtve pa dallim shpirti i vogël i thotë, krejt i përqafon dhe përsëri të nesërmen të njëjtën e bën, përsëri pasnesër edhe prap ka për të gjithë përqafime, përkushtim dhe afërsi.
Një fëmije parashkollor si duhet më shumë, përditë pak nga këto dhe një parashkollor mezi e pret mëngjesin të zbardhë dhe të shkojë në shkollë.
Prandaj, ju keni depërtuar thellë në zemrën e djalit tim, në mendjen e tij dhe në secilin plan ditor se lë pa ju përmend.
Fjala juaj çon kaq shumë peshë për Andin tim dhe fytyra juaj është fytyra më e bukur që djali përditë sheh jashtë shtëpisë.
Është vetëm 6 vjeç se sikur të kishte më shumë, jam e bindur mirënjohje do t’ju ndante dhe përmendorë për së gjalli do t’i ndërtonte figurës suaj.
Të rrallë janë prindërit që i thurrin lavde mësuesve të fëmijëve dhe unë dua të jem ndër të rrallët e nderuara mësuese, sepse nëse dikush meriton që vepra t’i ngritet në piedestal, jeni ju.
Asnjë trëndafil dhe asnjë dhuratë s’ka më shumë vlerë se sa një fjalë miradije nga prindi i brezit të cilin ju e edukoni.
Prandaj, sot pa lule e pa dhuratë me vlerë materiale, Gëzuar mësuese.
Mos mungofshi kurrë dhe dalshim faqebardhë ne prindërit dhe ti edukatorja e tyre për këtë gjeneratë.
E ardhmja qoftë e mbushur me një president, një doktor shkence e një gjeodete, me një muzikant dhe një historian,e të gjithë bashkë qofshin gjeneratë 2021/2022 Shkolla Fillore “Anton Zako Çajupi”, Mitrovicë
Me respekt prindi për mësuesin…
Mars 2022.