KUR PRINDËRIT PLAKEN…

KUR PRINDËRIT PLAKEN…

Lërini të plaken me të njëjtën dashuri që ju lanë të rriteni … lërini të flasin dhe të tregojnë histori të përsëritura me të njëjtin durim dhe interes që dëgjuan tuajat si fëmijë … lërini ata të shijojnë miqtë e tyre ashtu siç ju lejojnë ju… lërini të shijojnë bisedat me nipërit e mbesat e tyre, sepse ju shohin në to… lërini të kënaqen duke jetuar mes objekteve që i kanë shoqëruar prej kohësh, sepse vuajne kur ndiejne qe ti gris copa te kesaj jete… le te gabojne, si shume here ti ke gabuar dhe nuk te kane turperuar duke te korrigjuar…

Lërini të jetojnë dhe përpiquni t’i bëni të lumtur në pjesën e fundit të rrugës që kanë mbetur për të shkuar; jepu dorën tënde, ashtu si ata të dhanë dorën kur nise rrugën tënde!

“Ndero nënën dhe babanë tënd dhe ditët e tua do të jenë të gjata mbi tokë”….

“Zoti yt ka vendosur që të mos adhuroni tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse një ose më shumë arrijnë pleqërinë në jetën tënde, mos u thuaj atyre një fjalë përbuzjeje, as mos i refuzo, por drejtoju atyre me nder. Dhe nga dashamirësia, uli para tyre krahun e përulësisë…” Kurani