Lidhuni me të dashurit tuaj fuqishëm. Shprehuni atyre dashurinë tuaj ndaj tyre. Tejkaloni dhe falni lëshime e tyre, sepse një ditë, ju ose ata, do të largoheni, dhe në zemër mbetet ndonjë muhabet apo dëshirë…
Keni kujdes dhe mos i lidhni plagët përpara shërimit dhe pastrimit të tyre nga brenda (bisedoni, arsyetoni qëndrimet tuaja, shpjegoni ato, pranoni gabimet dhe bëni lëshime).
Jeta është shumë e shkurtër dhe nuk meriton që të ketë urrejtje, xhelozi, hidhërim apo shkëputje të lidhjeve familjare…
Nesër do të jemi vetëm një kujtim, sepse vdekja nuk kërkon leje…
Buzëqeshni dhe falni ata që ju kanë dëmtuar…
(Ali Tantavi)
Nga arabishtja:
Vedat Shabani