Ky është kuptimi mëkëmbës.

Njeriu e ka detyrë si mëkëmbës që në tokë të jetë shërbyes dhe lehtësues i jetës së njerëzve.
Ky është kuptimi mëkëmbës. Mëkëmbës në tokë nuk është të qëndrojmë mbyllur në shtëpi apo edhe më keq të mbyllemi në shpella.Zoti e ka zbritur, krijuar njeriun të jeto në tokë, të ec, të lëvizë, të shikoj, të besoj dhe të ndërtoj tokën e të shijoj frytet e saja.Zoti na solli në tokë që të ndërtojmë tokën.
Toka ekzistonte, njeriu e ndërtoj, ka detyrë ta fuqizojë ndërtimin e saj për të mirën dhe jetesën e lehtë e të bukur në tokën madhështore. Në radhë të parë njeriu në tokë e ndërton besimin, Njëshmërinë e Zotit. Sepse besimi në Njëshmërinë e Zotit më liron nga robëria dhe më sjell qetësinë shpirtërore. Sepse zemra dhe shikimi im janë të qeta dhe sjellin lehtësim në rrugën drejt ndërtimit të tokës. Muhamedi a.s. nuk ishte prej atyre që synonte kthimin prapa, ai synonte ecjen tutje, drejt ndërtimit të personalitetit njerëzor dhe zhvillimit.
#FOLTASH