Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë..!!

Cila është pra arsyeja e këtij mendimi urrejtës kundër atyre që aspak s’kemi njohuri për ata.
Kemi detyra dhe përgjegjësi e obligime ndaj pasardhësve, ndaj fëmijë dhe gjeneratave që vijnë pas. E ato përgjegjësi janë që t’u mbjellim dashuri për të gjithë e edhe për ata që nuk i njohim.
Pra t’i mësojmë ata që të mos e urrejmë dhe armiqësojmë askënd i cili fare s’na ka bërë keq.

Çështja është edhe më e keqe kur urrejtja bëhet në baza të mendimit e në baza fetare. Pra nuk mund të urrehet askush i cili ka besim tjetër apo fe ndryshe. Është e drejt e secilit. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, sepse është e drejt sovrane përcaktimi për të besuar në atë që duket reale për secilin.