Do të emigroni në Evropë, do respektoni ligjin, nuk do të hidhni bishta cigaresh në tokë, nuk do të pini duhan në vende publike, do të kaloni nga vendet e përcaktuara për kalim dhe do të keni një ndjenjë sigurie, madje nëse një mace është vjedhur para dritares tuaj, ju do ta raportoni atë në polici.
Do të vendosni rripin e sigurimit kur drejtoni një makinë, do ta vendosni një fëmijë në ulësen e pasme dhe do të qëndroni në radhë edhe nëse është një kilometër i gjatë.
Kur të merrni nënshtetësinë evropiane dhe të zgjidhni dikë që t’ju përfaqësojë, do të hulumtoni historinë e tij, të kaluarën dhe profesionalizmin e tij.
Nëse do t’i kishit bërë të gjitha këto në vendin tuaj, nuk do të kishit vendosur të emigronit.
– Mahmud Darwish