NË DITËN BOTËRORE KUNDËR ABUZIMIT DHE TRAFIKIMIT TË DROGAVE

 
Dr. Shaban A. Mecinaj mr. sci-Psikiatër
– Drogat janë substanca psikoaktive të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë në shumë fusha të funksinimit të individit, si; në sjellje, gjendjen afektive, kognitive, sociale etj. Duke e dëmtuar në këtë mënyrë rëndë strukturën e funksionimit të përsonalitetit.
– Më të përhapurat janë produktet e kanabisit si; marihuana, vaji i kanabisit etj. Opioidet si; morfina, heroina, metadoni etj. Psikostimuluesit si; kokaina, amfetamina, metamfetamina, dhe drogat tjera.
– Drogat së bashku me prostitucionin dhe tregtinë e armëve përbëjnë “ekonominë” joformale më të përhapur e cila supozohet se i bën konkurencë serioze ekonomisë formale në nivel botëror.
– Në botë ekzistojnë rrjete të laboratorëve për prodhimin ilegal të drogave sintetike, dhe janë në luftë të vazhdueshme me organet e hetuesisë dhe ndjekjes si; europoli, interpoli etj.
– Përkundër faktit që janë ilegale, ato kanë një përdorim mjaft të gjerë, e rrjedhimisht edhe në vendin tonë. Në disa vende të botës sot përdorimi i drogave ka përmasa epidemike.
– Vlerësohet se në Kosovë janë nga 30 deri 40 mijë përdorues, prej tyre reth 10 mijë të varur, të cilët cilësohen si përdorues problematik, që mund të jenë bartës potencial të infeksioneve dhe sëmundjeve tjera.
– Përdoruesit intravenoz të drogave rrezikohen nga sëmundje të ndryshme infektive, si; Hepatiti ”B”, Hepatiti “C”, HIV/Aids, tromboflebite etj.
– Përdoruesit apo të varurit me kohë zhvillojnë edhe crregullime bashkërënduese të shëndetit mendor, si; crregullim të përsonalitetit, depression, episoda psikotike etj.
– Shumë krime dhe sjellje të dhunshme pikërisht janë pasojë e ndikimit të këtyre substancave. Prandaj sot shumë vrasje monstruoze dhe veprime tjera agresive psh brenda familjes janë të ndërlidhura me veprimin e drogave.
– Mënyra më e mirë e luftimit të tyre nga aspekti mjekësor është parandalimi, i cili duhet të jetë mirë i konceptuar dhe i koordinuar me shumë faktorë dhe institucione.
– Trajtimi nga varësia është një ndërmarrje mjaft komplekse terapeutike e cila kërkon qasje multidiciplinare dhe multisektoriale. Personat duhet të motivohen për të filluar trajtimin e varësisë ndaj substancës, në përputhje me njohuritë dhe udhërrëfyes standard.
– Stigma vazhdon t’i përcjellë këta persona shpesh nga mesi ku jetojnë dhe kjo paraqet rrethanë rënduese në kuptim të demotivimit për trajtim.
– Rehabilitimi merr kohë të gjatë dhe përfshinë disa faza të cilat duhet të sigurojnë resocializim dhe reintegrim të plotë në familje dhe shoqëri. Fenomeni i përdorimit të drogave do të jetë present sa edhe vet njerëzimi, ndërsa qëllimi i cdo shoqërie duhet të jetë minimizimi dëmëve anësore.
– Sa më shumë që të vetëdijësohet shoqëria dhe institucionet për këtë “kancer” të rinisë, dhe të krijoj politika funksionale parandaluese e trajtuese, aq më pak do të kemi arsye t’a shenojmë; DITËN BOTËRORE KUNDËR ABUZIMIT DHE TRAFIKIMIT TË DROGAVE.
… Sepse, një shoqëri pa droga dhe pa dukuri tjera negative duhet të jetë synimi i gjithë neve!