Myftiu emëron një femër këshilltare të tij
Sheikh Ahmed El Tayeb, Imami i Madh i Al Azhar – autoriteti më i lartë i Egjiptit për Islamin Sunit – ka emëruar këshilltaren e tij të parë femër.
Dr Nahla Al Saeedy konfirmoi emërimin e saj si këshilltare e Imamit për çështjet e mërgimtarëve njofton zyra e tij në një postim në facebook.
Ajo bëhet gruaja e parë që mban një pozicion këshillues për Imamin e Madh në historinë 1000-vjeçare të Al Azhar.
Gjatë një kontakti telefonik me kanalin televiziv CBC, ajo e përshkroi emërimin e saj si një përgjegjësi dhe një nder për të cilin ishte shumë krenare.
“Përmes këtij vendimi, shehu nënvizoi vlerësimin e tij për rolin që gratë luajtën në veprën e Al Azhar. Ky vlerësim është diçka me të cilën gratë e Al Azhar janë mësuar nën udhëheqjen e shehut, “tha ajo.
Zonja Al Saeedy tha se roli i Al Azhar në të ardhmen e vendit do të ishte i rëndësishëm pasi ai është përhapësi kryesor i vlerave të Islamit dhe përdorimi i saktë i gjuhës arabe në Egjipt.
Znj. Al Saeedy ka mbajtur më parë dy pozicione në Al Azhar; Dekan i Kolegjit të Shkencave Islame për Mërgimtarët dhe Drejtues i Qendrës Ndërkombëtare të Zhvillimit dhe Arsimit të Studentëve.