Feja nuk thotë se:..

 

1. Feja nuk thotë se Zoti e do njeriun të jetë i varfër.
2. Feja nuk thotë se Zoti e do njeriun të jetë i pa arsimuar.
3. Feja nuk thotë se Zoti e ka shkruar dështimin në punë dhe arsimim.
4. Feja nuk thotë se Zoti e do njeriun që punon vetëm për atë botë e jo për këtë botë.
5. Feja nuk thotë se Zoti e do dembelinë dhe ambientin e ndotur.
6. Feja nuk thotë se Zoti shpërndan rrizkun-furnizimin. Zoti e ka krijuar rrizkun.
7. Feja nuk thotë se Zoti ka ndaluar përdorimin e mendjes. Ai ka thënë: “Lexo” (mëso e studio si dhe medito.
8. Feja nuk e do luftën, Islami ka ardhur për të promovuar paqen e mirëkuptimin midis njerëzve.
9. Feja nuk thotë për punët që janë në dorën tonë se e ka shkrua Zoti. Njeriu është krijuar me detyra dhe është përgjegjës.
VIJON
#FOLTASH