Shkruan Natyra Gjoci; Kosovë..

Kosovë

Eh, me vite e vite e ndrydhur dhe e heshtur,
Ajo që më gjak kërkoj dritë, Ajo e përlotur kërkojë shpresë.
T’i je ajo që jep jetë,që mbolle bijtë e bijat në tokë si trandafil,

Su lodhe kurrë, ti që lotët ende i ke te njomë, ty që dhimbja tka shpu çdo pjesë të shpirtit , ty që dhimbja të gërryen si nje perra i thellë, ti që jetove dhe u zgjove më dhimbje, ty Kosovë që ninullat të mbeten në gjysmë, kengë e pa kënduar , vargje të pashkruara!
Sa duar të pashternguara, sa përqafime të këputura , për buzqëshjet e coptuara,sa enderra për jetë…. !
Për valigjet e zbarazuara… të mbushur plotë iluzione,
Kosove me dhimbje ,krahëthyer,plot gjamë, pa ajër, pa ngjyra, e grisur, e krisur,
Ehh…
Po vdes ti kem duart më të gjata për të përqafuar fort, për ta puthur ballin plotë mundim, për ty Kosove për të dhënë frymë, për të dhene jetë dhe ngjyrë
Nga sot jo t’i nuk je vetë, nuk je e dobët, je edhe më shumë e fortë, nuk je më e pambrojtur, e pambeshtetur, e pabarabartë, e heshtur, jo t’i ke një zë, zë të fuqishëm .
Ti , sot nuk bërtet!
Me gjakun e bijave e bijëve të tu ti sot feston
14-vjetorin shtet

Natyra Gjoci