Shëmbëlltyra e kubit të sheqerit.

Shëmbëlltyra e kubit të sheqerit.
Vendosa një kub sheqer në çajin tim këtë mëngjes, por kur e shijova çajin nuk ishte i ëmbël. Kuptova se isha shumë i zënë duke lexuar dhe e harrova trazimin. E trazova dhe çaji ishte i ëmbël ashtu siç më pëlqen.
Në atë moment u ndez një dritë brenda kokës sime. Po sikur secili prej nesh të ketë mirësi brenda vetes, një dhuratë nga Zoti për secilin prej nesh, por është si ai kubiku i sheqerit, duhet të trazohet për të treguar efektin e tij.
Bëhu ai që nxit mirësinë te vetja dhe te të gjithë rreth teje.