O të krishterë! Mos u bëni ju armiq me myslimanët. Ju myslimanë! Mos flisni me të krishterët përveç se më të bukurën e fjalës.

O të krishterë!

Mos u bëni ju armiq me myslimanët. Myslimanët do të gjejnë të krishterët më të afërt e më të dashur.

Ju myslimanë! Mos flisni me të krishterët përveç se më të bukurën e fjalës.

Thoni: Si ju dhe ne gjithë besojmë një Perëndi e kemi të gjithë një besë. Njerëzit janë gjithë vëllezër, se Zoti i krijoi nga një nënë e nga një baba. Kush mundon njerëzinë ha mishin e vëllait të vet.

(Thelbi i Kuranit, Naim Frashëri )