Në kaptinën El-Isra me numër 13 dhe 14, i Madhërishmi Krijues ka sqaruar të ardhmen e njeriut në botën tjetër. Në ditën kur secili do të dal para Zotit për llogaridhënie dhe secili bart me vete shënimet e atij libri, shënime të ruajtura për secilin veprim të njeriut gjatë jetës së kësaj bote.
I mençuri që është i vëmendshëm nuk e pret atë moment, por përgatitet në këtë botë me vepra të mira që të jetë i qetë atë ditë kur i thuhet Lexo librin tënd që ke me vete, llogarite e shih veten çfarë ishe në dynja:
“Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes”
Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin – për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t’ia prezantojmë atij libër të hapur.ISRA 13-14
I padituri pret atë ditë që të shoh injorancën e tij, pret atë ditë për të lexuar librin e tij me të dhëna për jetën e kësaj bote nga ana e tij.
Ky libër që merr njeriu në dorë botën tjetër, është Lapsi i Zotit, të cilin Ai e krijoi, i dha të menduar, shikim dhe mundësi për dituri, për debat dhe lexim.
Zoti i tha Muhamedit dhe ai ishte në shpellën Hira: LEXO, edhe pse ai nuk dinte të lexonte, as nuk kishte njohuri të lapsit, por i tha Lexo, me Lapsin e Zotit tënd.
Ky është Lapsi i Zotit të cilit Ai i tha: Shkruaj! Shkruaj çdo gjë që është në gjithësi, secilën vepër e punë të kryer nga kushdo.
Shkruaj, se zemra, dëgjimi dhe shikimi janë përgjegjës për çdo gjë! Ai tha: “U dhashë shikimin, dëgjimin e zemrat për të qenë ju falënderues..”
Këto tre elemente janë roli kyç i njeriut në jetën e tij, por edhe balli dhe mendja, janë dhuratë për të cilat do të pyetemi ditën e gjykimit para Zotit Krijues.
Të i kthehemi këtij lapsi, s’ka dituri pa diturinë e lapsit. S’ka mirësi pa bërë gati diçka në librin e lapsit. Besoni çdo gjë në këtë botë është arritur përmes dijes, lapsit që shkruan libër. Bota nuk ec tutje pa këtë element të rëndësishëm e kryesorë.
Mësuesi, shkolla, kolegjet e universitetet duhet që të na mësojnë se si të mësojmë.
Ai që nuk të mëson se si të mësosh, nuk është mësues, ndaj lexo me lapsin e Zotit tënd, përmes të cilit Zoti e nderoj gjithësinë.
Debato në atë që dëgjon e sheh, mos polemizo por debati. Debati është amanet i Zotit për njeriun e të cilin e pranoj vetëm njeriu, jo qiejt e as toka e as kodrat. Qartësoje vizionin tënd përmes dijes e leximit.
Të debatojmë do të thotë të mos pasojmë verbërisht duke qenë vetëm dëgjues e asnjëherë parashtrues të pyetjeve.
T’i kthehemi atij libri të madh që është i ruajtur në pllakë e nga ajo pllakë është nxjerrë Tevrati, Ingjili e Kurani e aty janë edhe shënimet tona.
Duke u shtuar vitet, dobësohet shikimi kurse qartësohet vizioni. Prandaj është më se e duhur që të qartësojmë veten para se të na epet libri ditën e llogarisë