Ku qendron problemi?

Ku qendron problemi?

Në të gjitha vendet arabe dhe islame, muslimanët janë të prirur të falin namazin, të agjërojnë dhe të falin namazin e taravisë në xhami, të japin zekatin, të kryejnë haxhin dhe umren, të lexojnë Kur’anin dhe të përmendin Zotin, dhe shumë manifestime të tjera të Islamit në jetët e muslimanëve.

Mirëpo, dukuritë si; përhapja e ryshfetit, korrupsionit financiar dhe administrativ, gënjeshtrës, vrasjet, dhuna në familje, mashtrimi, thashethemet, përgojimet, ngrënia e parave të ndaluara dhe shumë gjëra të tjera negative duhet të jenë primare në luftimin e tyre sepse esenca e riteve fetare Islame është ruajtja nga e ndaluara dhe padrejtësia.

Ndaj nisur nga ky fakt, nevojitet diskurs i ri dhe çasje pragmatike ndaj fenomeneve shkatërruese për shoqërinë.

E gjithë kjo çon në pyetjen logjike në kontekstin e saj, pse, ku është defekti?