Ku shkoi Islami?
Alkaida, Boko haram, Alnusra, Isis dhe organizata tjera terroriste të shumta nga radhët e atyre që e llogarisin veten mysliman.
Së fundi edhe rikthimi i talebanëve në Afganistan, dhe shenjat e përkeqësimit të sigurisë dhe drejtave të njeriut, me të drejt na lind pyetja:
Ku mbet dhe kah po shkon Islami?
Në dorë të kujt është dhe çfarë komentimi e interpretimi po i epet fesë që realisht proklamon paqen dhe tolerancën.
Përgjigja e disave do të jetë: Këta nuk e përfaqësojnë Islamin…!
Në rregull, nëse këto grupime nuk e përfaqësojnë Islamin, atëherë kush në realitet është Islami e përse nuk ngritët zëri nga të diturit e vërtetë të fesë.
Ku mbetën këto ajete Kuranore:
“NUK KA DHUNË NË FE…Bekare 256
“KUSHDO LE TË BESOJ E KUSHDO LE TË MOS BESOJ…Kehf 29
“e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues..Kaf 45
“Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues! Gashije 22
“Thuaj: O Zot më shto diturinë” Taha 114, ky ajet nuk bën dallimin e kërkimit të diturisë në baza gjinore, u drejtohet femrave e meshkujve.
Është për t’u menduar shumë seriozisht se këto grupe në të vërtetë a janë mysliman apo kanë ndonjë fe tjetër. Islami nuk është ky që po e proklamojnë.