Konfliktet fetare sjellin kaos, besimet e vërteta janë begati E shihni se si vendet me kriza fetare e sektare se në çfarë gjendje të mjeruar janë. Luftëra, konflikte, pa siguri, varfëri, mjerim e jo perspektivë në vendet e tyre dhe synim për ikje nga toka e tyre. Libani, Iraku, Siria, Irani, Afganistani, janë vende të prekura thellë nga krizat dhe polemikat e ndarjeve fetare e sektare që kanë shkaktuar kaos.
Ne dëshirojmë paqe në mbarë botën, dhe njëkohësisht bëjmë thirrje popullit tonë, të mos ndjek modele e shembuj të këtillë. Neve na duhet e ardhmja në këtë kontinent të zhvilluar që respekton vlerat besimore dhe bindjet e opinionet e secilit. Ne si Komb shquhemi për durim, pranim e respkt ndër fetar. Është begati kombëtare harmonia midis besimeve tona e për këtë kemi shembull historinë jo të largët të vendit tonë.
Për ne është e pa pranuar gjuha fyese midis pjesëtarëve të besimeve tona në baza fetare.
Ne i takojmë një kombi, një rrugëtimi, kurse besimet tona duhet të na fuqizojnë dashurinë tonë kombëtare për të ardhme më të lumtur të gjeneratave tona.