Libri është përgjigjja më e mirë për secilin.

Nuk ka përgjigje me : “MË THE, MË THA E TË THASHË”!

Është shumë e dobishme dhe e nevojshme e kërkesë njerëzore për të bërë përgjigje pas hulumtimi e studimi. Por ja që disa në mungesë të mendimit personal referohet me: më the e të thashë, apo ta quajmë ndryshe, thashetheme.

Të mençurin kur e pyetën se si u përgjigjesh atyre që të shajnë e kritIkojnë pa dije, ai ishte përgjigjur:
E shkruaj një libër dhe kjo është përgjigjja ime më e mirë.

Njeriu sikur të merret me përgjigje ndaj secilit, atëherë do të hynte në rangun e analfabetizmit dhe prapambeturës. Libri është përgjigjja më e mirë për secilin.