Gjuhë Shqipe

Gjuhë Shqipe

Emrat e ditëve të javës në trajtën e pashquar dhe në trajtën e shquar:

E hënë – e hëna
E martë – e marta
E mërkurë – e mërkura
E enjte – e enjtja
E premte – e premtja
E shtunë – e shtuna
E diel – e diela

Emrat e ditëve të javës në gjuhën shqipe shkruhen me shkronjën e parë të vogël:
Erdha të hënën dhe do të kthehem të premten.
Sot është e diel.

~Prof. Ilmi Rexhepi