Ka dallim mes atij që kryen lutjen individuale dhe atij apo atyre që kryejnë ritin kolektiv.
Derisa namazi dhe lutja janë personale dhe lidhje individuale e njeriut me Zotin, në praktikë diçka e tillë duket larg realitetit.
Askush nuk e di mendimin e brendinë e tjetrit, por ajo që vihet në pah është gjendja jo e mirë dhe kriza në familje të atyre që kryejnë rite e që në realitet në praktikë nuk po gjanë zbatim në shoqëri.
Konfliktet familjare, mungesa e përgjegjësisë dhe vetëkënaqësia me ritin, si dhe jo përparimi i shoqërive me shumicë myslimane, e ven në pah se pjesë dërmuese e njerëzve realisht janë korrekt me ritin, por praktika që mëson baza apo esenca e atyre riteve nuk po duket afër.
Esenca e namazit është lidhja dhe madhërimi ne falënderimi ndaj Zotit si dhe reflektimi në praktikë i asaj lidhje që është krijuar nëpërmes namazit dhe lutjes.
E rrezikshme në islam është formaliteti, dyfaqësia dhe jo serioziteti.