Ekzistenca jonë si specie është e varur “krejtësisht” nga bletët. Albert Einstein ka thënë se “Nëse bletët do të zhdukeshin nga sipërfaqja e globit, atëherë njerëzimit do ti mbeteshin vetëm 4 vjet jetë. Nëse nuk ka më bletë, nuk ka më as pllenim, as bimë, as kafshë, dhe për rrjedhojë as njerëzim”.
Bleta, simboli i zelltarisë dhe i disiplinës.
Imagjinoni që për të nxjerrë gjysmë kilogram mjaltë, nevojitet nektar lulesh, në të cilat janë ulur 37 mijë bletë. Bletët punojnë në bashkësi. Në një koshere (zgjua) gjenden të paktën 50 – 60 mijë bletë. Çfarë mrekullie!
Por nuk do flasim për nxjerrjen e mjaltit, këtë e dini ju. Do flasim për një kategori bletesh për të cilën ju nuk keni dëgjuar kurrë të flitet me parë por që kanë një rol shumë të rëndësishëm në brendësinë e një koshereje: bletët “vëzhguese”. Qëllimi i tyre? Të gjejnë sa më shpejt trupin e një blete të vdekur.
Në fakt, vetëm 1% e tyre punojnë në këtë fushë, por kontributi i tyre është thelbësor sepse ka si detyrë ta mbajë kosheren të shëndetshme dhe të pastër duke ulur rrezikun që mund të shkaktojë një blete e vdekur.
Aspekti më interesant i kësaj klase bletesh, është aftësia për të zbuluar bletët e vdekura brenda 30 min nga vdekja e tyre, sepse pas 30 min fillon faza e dekompozimit.
Në fakt, nëse do të fillonte kjo fazë, detyra e tyre do të ishte e padobishme sepse do të përfaqësonte një rrezik për shëndetin e kolonisë. Për të identifikuar shokët e vdekur, bletët “vëzhguese” mbështeten te nuhatja e një ere të veçantë. Ose do të ishte më mirë të themi në mungesën totale të kësaj ere: është era e hidrokarbureve që kanë rolin kryesor të mos lejojnë trupin e bletes të thahet.
Kur bleta vdes, temperatura e trupit ulet shume shpejt dhe prodhohen më pak hidrokarbure. Duke mos u prodhuar me hidrokarbure, bletët vëzhguese e kuptojnë që bleta ka vdekur dhe brënda 30 minutash e largojnë që të mos te prishi kosheren.