Po saktësisht është e vërtetë që Kurani askënd nuk e ndau e as nuk e përçau, përkundrazi…

Besimtarët nuk i ndau e as nuk i përçau Kurani, por komentimi dhe interpretimi i tij!

Po saktësisht është e vërtetë që Kurani askënd nuk e ndau e as nuk e përçau, përkundrazi Kurani erdhi për të fuqizuar bashkimin midis njerëzve e në veçanti midis atyre që e besojnë si Fjalë të Zotit xh.sh.

Kurani ka bërë thirrje për unitet, bashkim dhe dashuri vëllazërore midis popujve e në veçanti në mesin e shoqërisë që e pasojnë atë, Kuranin.

Është e pa imagjinueshme që Libri që është shpallje dhe Fjalë e Krijuesit të fajësohet për ndarjet dhe thyerjet sidomos në shoqëritë me besim Islam. Fajësinë është mirë ta kërkojmë e hulumtojmë në rrafshin tjetër, në atë të keq kuptimit të Kuranit.

Keqkuptimi, komentim dhe interpretimi i tij i shumë llojshëm, ka bërë që të kemi një thyerje të thelle në mesin e shoqërive myslimane. Disa prej tyre kanë humbur kohë të gjatë në hulumtime e shpjegime se cili është i mirë e cili i keq, kush në xhenet e kush jo e kush ka drejt e kush jo. Në vend të kësaj do ishte e udhës debati për shkencën, dijen, ambientin, zhvillimin etj.

Ky debat edhe më tej mungon, sepse edhe më tutje të tillët që janë shmangur nga Kurani dhe merren me studimin dhe hulumtimin e një thënie të dikujt shekuj më parë.

Një popull nuk mund të shënoj rezultate duke ndal orën në thënien e kujtdo qoftë…