Në ditët e sotme ku gjithqka na paraqitet në mënyrën më të keqe të mundshme, dhe ku sfidat e vështirësitë janë të pranishme gjithandej na lë të kuptojmë që kjo vetëm sa e vështironë mënyrën tonë të të menduarit dhe vepruarit lirshëm.
E sidomos vendi jonë, një vend i vogël dhe në zhvillim e sipër vazhdimisht përballet me peripeti dhe ngjarje nga më të ndryshmet që sikurse secili vend mund t’i përjetojë të njëjtat të ngjara edhe tek ne është e njëjta gjë e që dita ditës i kemi të pranishme, por që e mira e krejt kësaj është që në mënyrë të qetë dhe të menqur duhet t’i dalim ballë krejt sfidave dhe bashkarisht të luftojmë apo mënjanojmë cdo lloj dukurie.
E që një dukuri shumë negative që ka marrë hov të madh viteve të fundit, jo vetëm në Kosovë por globalisht është Ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë, dukuri kjo e cila filloi duke u shpërndarë në mënyrë të frikshme anë e mbanë botës duke krijuar frikë,përqarje,ankth dhe duke bërë vrasje masive kudo në botë. Frika më e madhe e jona ishte largimi me hov të madh i shumë qytetarëve tonë të cilët braktisën vendin për të shkuar në vendin e krimit dhe luftës. Përgjithësisht nëse shohim ngjarjet e viteve të fundit, shohim raste të shumta që janë bërë shkak nga ekstremizmi i dhunshëm që tashmë është bërë një temë e përditshme dhe e neveritshme. Ajo cfarë ne pikërisht duam të dimë dhe të nxjerrim nga krejt kjo është që të arrimë të gjejmë përgjigjiet e shumë pyetjeve që i kemi gati se të gjithë të ngulitur në mendje: Nga lindi fillimisht ekstremizmi,cilët janë faktorët e saj, sa ka ndikuar tek ne kjo dukuri, sa qytetarë tanë janë larguar dhe shumë e shumë pyetje që duhet hulumtuar shumë dhe më pas të gjeturit e përgjigjieve adekuate.
Nëse analizojmë që në fillimet e para të ekstremizmit shohim që fatkeqsia jona më e madhe në përgjihsi ka qenë mossensibilizimi, mos marrja e veprimeve të duhura për të parandaluar që të mos përapet edhe më shumë kjo dukuri, dhe shkaku kryesor mosdija .Mosdija nga ana e të gjithëve lidhur me termin ekstremizëm dhe anët negative të saj që e ka zhvilluar shumë këtë dukuri në vendin tonë, dhe ku vazhdimisht jemi përballur me probleme dhe rastë të shumta të ekstremizmit por asnjë reagim, asnjë sensibilizim si nëpër shkolla dhe institucione të ndryshme dhe kjo nuk është bërë që e ka bërë penalizimin kryesor të vendit tonë që të jemi më transparent dhe më të vëmendshëm kundrejt kësaj dukurie.
Nuk është dashur të presim që të bëhet një,dy e më shumë raste që të shohim reagime e më pas edhe për tu mobilizuar masovikisht. Cdo fillim ka edhe ato mbarësitë e veta, nëse ne do të arrinim si një vend me perkushtim dhe përgjegjshmëri të reagonim, të ndërrmerrnim masa, të hartonim ligje që në fillim gjithqka do të ishtë më ndryshe dhe shumë nga të rinjtë që janë larguar nuk do të largoheshin dhe nuk do arrinim që të cilsohemi si një vend esktremist sepse kjo është ajo që e bën edhe më të hidhur krejt këtë histori.
Mungesa e duhur e funksionimit të shtetit dhe kapacitetet e tyre të pakta e ka vendosur në një situatë të tillë vendin tonë. Por gjithmonë para se të nxjerrim indikacionet dhe perceptimet tona mbi qfardo dukurie duhet të nisim prej një ideje, një informacioni e deri tek detajizimi I tyre në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë se cfarë në të vërtetë është ekstremizmi.
Nëse do të kishim një informim të duhur dhe nëse do të praktikonim idetë dhe të bashkoheshim të gjithë do të arrinim që të mënjanonim të gjithë bashkë këtë dukuri, edhe pse është mjaft e vështirë.
1Ekstremizmi na vie si rrjedhojë e shumë faktorëve të shumtë e ndër ta janë: Niveli I ulët I arsimit, rrymat e shumta ekstremiste,paknaqësia shoqërore, si dhe përdorimi i pakonrrolluar I rrjeteve sociale.
Sado që tashmë janë organizuar me mijëra debate me të rinjtë, sado që janë hartuar ligje që e dënojnë shkuarjen në Siri, sado që politikat dhe ndërgjegjsimi janë zhvilluar pozitivisht, kjo nuk e mohon faktin që për ekstremizmin dhe për një informim të duhur nuk janë ndërrmarrë hapat e sktë para se të ashpërsohej edhe më shumë kjo situatë. Duke u nisur nga përvoja personale dhe ajo e shoqërore arrijmë në konkluzionet që nga kjo dukuri është instaluar frikë e madhe, ankth e ku vazhdimisht shihnim pamje të masakrave që I’u bëheshin shumë të pafajshmëve, që na jepte idenë se përsëri jemi duke përjetur luftë. Nga krejt kjo nxjerrim edhe disa terme:
’’ Ekstremizmi apo terrorrizmi janë dukuri, dhunë të paramenduar ndaj masës jo luftuese me qëllim për të ndikuar tek opinion public për të arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ideologjike e ushtarake. Kjo nënkupton në kryerjen e një krimi nga një individ, grup apo një shtet që përdoret për të ngjallur tek njerëzit një ndjenjë frike.
2Nëse shohim statistika të shumta shohim që në mesin e 22 shteteve, përfshirë atë në të gjithë Europën, ku shumica e luftëtarëve të huaj dyshohen se u janë bashkuar organizatave militante, Kosova renditet në vendin e tetë, me 232 raste të konfirmuara, aktualisht rreth 30% e rasteve të përgjithshme të konfirmuara na vinë nga Kosova, Sa i përket numrit të luftëtarëve te huaj për kokë banori, Kosova ka 125 luftëtarë të huaj për një kokë banori për një milionë banorë duke u renditur në vendin e 14 në mesin e 22 vendeve me numrin më të lartë të luftëtarëve.
Metodat\Këshillat
Nëse duam të kemi një shtet në paqe dhe harmoni duhet të mundohemi sa më shumë që të jemi gjithpërfshirës dhe të arrijmë të jemi optimist dukë i marë gjërat shtruar dukë u vetëdisuar ndaj cdo lloj dukurie për të ngritur edukimin dhe qeverisjen dhe të kemi respektim të ligjit dhe një zhvillim të mirfilltë ekonomik. Kjo mund të arrihet duke krijuar një shoqëri shumëkulturore e duke I bashkuar forcat për të parandaluar cdo lloj dukurie dhe asnjëherë të mos lejojmë që të nollosemi.
Mesazhi: Të mbrojmë vendin për të cilin aq shumë kanë luftuar, dhe të luftojmë për të mbrojtur vendin që jemi duke e krijuar.
Shkruan: