Ai e Di të ardhmen por janë disa gjëra që Ai nuk i ka shkruar.
Shkaqet e vdekjes janë në Diturinë e Zotit, por nuk janë nga Ai.
Janë shumë vdekje aksidentale e tragjike, këto shumë herë janë nga pakujdesia. Pra vdekja mbetet e tillë por shkaqet ndryshojnë.
Jeta dhe vdekja janë në Dorë (Fuqinë e Zotit), por janë shumë gjëra tjera që janë në dorën e njeriut. Jeta e bukur, ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti, puna dhe angazhimi i secilit në këtë jetë, është në dorën e secilit.
Pakujdesia jonë nuk është fajësi e Krijuesit, shkaqet janë nga njeriu e jo nga Zoti.
Nuk është mirë që të besojmë në diçka që Zoti nuk ka kërkuar të besojmë. Ai na dha mendjen dhe na tregoj rrugët. Kujdesi dhe maturia janë vullnet i Krijuesit.