RËNDËSIA E PAJTIMIT DHE PAQES NË ISLAM SHKRUAN; Sadat Topanica

RËNDËSIA E PAJTIMIT DHE PAQES NË ISLAM

SHKRUAN; Sadat Topanica

‘‘Islam’’ është fjalë arabe që do të thotë përulësi (nënshtrim), dëgjueshmëri. Si religjion, Islami përfaqëson përulësi (nënshtrim), dhe dëgjueshmëri të plotë ndaj All-llahut, pikërisht për këtë edhe quhet Islam.
Islam do të thotë të jetosh në një mjedis të qetë që del si rezultat i dorëzimit ndaj Zotit.. Kurani kërkon që i gjithë njerëzimi duhet të përqafojë selamin që është paqe.
Siç përmendet në Kur’an, një musliman i vërtetë ndjek rrugën e drejtë. Kjo do të thotë se ai ose ajo është i besueshëm, i ndershëm dhe i drejtë, është i qetë, duke përqafuar një mënyrë të moderuar të jetës që nxit marrëdhënie të mira me të gjithë.
Nga bekimi i Perëndisë, Profeti pati sukses në krijimin e unitetit në mesin e njerëzve duke vepruar me dhembshuri dhe mëshirë. Thotë i Mëshirshmi : ‘‘Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten’’. (Kur’an, 3: 159).
Paqja sociale
Në Islam, e drejta për jetën është një vlerë absolute dhe Zoti i gjithësisë tha: ‘‘Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) Beni Israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (Beni Israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë’’. (Kur’an 5:32).
Besueshmëria në Islam.
Një dimension i rëndësishëm për të qenë një musliman është besueshmëria. Çdo Profet është përmendur në Kur’an në cilësinë e të besueshmëve, para së gjithash Profetit Muhamed më i besueshmi i qiejve dhe tokës dhe të gjithë profetët e mëparshëm kanë bërë përpjekje për të nxitur besueshmërinë në shoqëritë e tyre.
Në një vend ku besimi nuk ekziston, dashuria respekti dhe solidariteti gjithashtu mungojnë. Mungesa e besimit shkatërron familjen, si dhe jetën shoqërore, kulturore dhe ekonomike. Për këtë arsye, Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) thotë se besueshmëria dhe tradhtia nuk mund të ekzistojë së bashku dhe pohon: “Nuk është prej neve ai që na tradhton (mashtron)” ,Ai e përshkruan muslimanin ideal në këtë mënyrë: ” “Musliman i vërtetë është ai prej dorës dhe gjuhës se të cilit muslimanët janë të qetë..”
Morali i mirë.
Në Islam morali i mirë, dashuria dhe respekti për Perëndinë dhe Profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të), priten nga besimtarët. Dashuria është e përshtatshme, mëshira dhe dhembshuria janë për t’u treguar, jo vetëm për njerëzit, por edhe te çdo krijesë në natyrë, sipas kuptimit thelbësor të Islamit çdo krijim është një bekim nga Perëndia dhe mbrojtja e një bekimi është sjellja më i përshtatshme për një qenie njerëzore.
Pajtimi.
Kur’ani thekson paqen dhe pajtimin, si bazë për të gjitha marrëdhëniet shoqërore dhe madje edhe ndërkombëtare. Siç është përmendur në Kur’an Xheneti i cili është shpërblimi për të devotshmit është një vend qetësie. Një nga nëntëdhjetë e nëntë emrat e Zotit është Salaam, që do të thotë paqe. Gjatë gjithë historisë, muslimanët kanë bërë çdo përpjekje për të vendosur paqe dhe qetësi kudo në të gjitha fushat divergjente, vetëm duke marrë masa ushtarake, kur armiqtë e tyre u përpoqën të pengojnë këto përpjekje për njerëzimin. Gjatë rrjedhës së historisë, qasja e përgjithshme e muslimanëve ka qenë përkrahëse e ruajtjes së paqes, përhapja e një mjedisi të qetë dhe plot besim, dhe ndërtimi i një qytetërimi i dashurisë, dhembshurisë dhe mëshirës për ta ndarë me njerëzit e tjerë në paqe.