Fenomeni TEKFIR-shpallje i pa fe
Tekfiri është një term i gjuhës arabe e që është e kundërta e besimit. Pra të jesh besimtar apo mosbesimtar. Kemi theksuar në vazhdimësi që besimi apo mos besimi është në dorën dhe dëshirën e secilit person. Njerëzit janë krijuar të lirë dhe kanë drejtën e tyre që lirshëm të besojnë dhe praktikojnë besimin, por edhe të lirë për të mos besuar.
Çështjen e besimit të brendshëm të bindjeve të njerëzve e Di Vetëm Zoti dhe vetëm Ai është që e gjykon. Nuk është në të drejtën e askujt që të llogarisë dike besimtar e të nxjerrë dike tjetër nga besimi. Tekfir është element dhe kompetencë e Zotit e që sot në duart e veta e kanë marrë grupe radikale dhe ekstremiste. Këto grupe dhe këta individë, i kanë dhënë vetes kompetencë absolute që kushdo që nuk iu bindet, e shpallin jobesimtar e në këtë rast lejojnë edhe më të keqen ndaj tij.
Por të tillët sot po e hajnë njëri tjetrin. Konflikti midis tyre veçse po merr përmasa të mëdha. Ata tanimë kudo dhe në çdo formë janë në konflikt njëri me tjetrin dhe secili po e shpallë tjetrin të pa fe. Pas dështimit dhe tradhtisë që njëri i bën tjetrin, ata sot po hyjnë në një fazë qorre që do të detyrohen të merren me njëri tjetrin.
Por si qëndron çështje e tekfirit ligjërisht në disa shtete?
Në Emiratet e bashkuara arabe tekfiri ligjërisht cilësohet si krim, kurse në Tunis konsiderohet krim terrorist.
Në këto dy shtete nëse tekfiri, shpallja i pa fe, dërgon në vrasjen e dikujt që është cilësuar si i pa fe, i tilli që bën tekfir dhe shkaktarë i mbytjes së njerëzve për shkak të fesë, dënohet me vrasje-ekzekutim nga organet e drejtësisë.
Ndërsa në Arabinë Saudite që është burim i veprimeve të këtilla, ndalohet shpallja i pa fe vetëm ndaj shtetit. Pra të shpallësh shtetin të pa fe është krim dhe dënohet me vdekje. Kurse të shpallësh të pa fe apo të i bësh tekfir dikujt jashtë pushtetit, nuk llogaritet krim.
Kurse në shumicën e vendeve me shumicë muslimane-arabe, tekfiri nuk konsiderohet si krim por hyn në rangun e ofendimit dhe fyerjes ndaj individëve.