T’I PASTROJMË XHAMAT!
Derisa ai po hante vaktin e mëngjesit, e shoqja, nga dritarja po vështronte gruan e fqiut tek sa vendoste rroba të pastruara në litarin e tharjes. Në një qast ajo iu drejtua bashkëshortit: “Gruaja e fqinjit tonë nuk di të pastroj rrobat siç duhet”. Burri hodhi një shikim nga dritareja e më pas heshti. Sa herë që fqinjët vendosnin rroba në litar, gruaja bënte po të njëjtat implikime.
Një muaj më vonë, gruaja u befasua kur në litarin e fqinjëve pa rroba të pastërta! Në ato momente ajo iu drejtua bashkëshortit: “Eja shiko se si fqinjët tani ditkan të pastrojnë rrobat siç duhet. I shoqi ia ktheu: “Sot në mëngjes unë i pastrova xhamat e dritareve të dhomës tonë”!
________________
I këtillë është halli ynë në jetën e përditshme! Ajo që ne shohim me rastin e vëzhgimit të të tjerëve është e varur nga pastërtia e dritares nga e cila vrojtojmë. Përpara se të flasim për njerëzit, mundë të jet më e shëndetshme të pyesim vetën nëse jemi gati për një vizion të ri, në vendë të paragjykimeve ndaj të tjerëve?!