Nervozizmi tek nënat

Nervozizmi tek nënat

✍ Zemërimi është një ndjenjë e natyrshme dhe e shëndetshme që ndihmon për të hequr qafe ngarkesat e stresit që ekzistojnë brenda çdo personi.
Por ndonjëherë del jashtë kontrollit.
Të bërtiturat dhe nervozizmi janë mjetet e komunikimit.
Një nga njerëzit më të prekshëm ndaj nervozizmit, ne e gjejmë nënën.
Nje nga problemet me te rendesishme qe vuajne nenat eshte nervozizmi me femijet. Ky problem vjen si pasoje e presioneve te ndryshme ndaj te cilave përballet nena.
Përgjegjësitë e shumta dhe mungesa e komunikimit me fëmijët e shtyjnë drejt zemërimit.

Këshilla për çdo nënë për të hequr qafe nervozizmin:

1- Njohja e arsyeve që çojnë në zemërim, sepse zemërimi është rezultat, jo shkak.
2- Kërkimi i ndihmës.

2- Sigurohuni që të flini mjaftueshëm, sepse mungesa e gjumit ndikon negativisht te nëna dhe e bën atë në tension të vazhdueshëm.
4- Shmangni përplasjen me fëmijët në momentin e zemërimit.

5- Shikimi i gjërave sipas madhësisë së tyre reale dhe trajtimi racional me to.

6- Mos harroni se ju jeni streha e sigurt për fëmijët tuaj dhe ata nuk kanë asnjë faj për problemet që po kaloni.

7- Mendoni për dëmin psikologjik që do t’u shkaktoni fëmijëve tuaj.
8- Ndiqni metodën e dialogut me fëmijët tuaj dhe nxitini ta bëjnë këtë.
9- Mësoni teknikat e largimit të zemërimit dhe ushtrimit të sporteve dhe hobive që kërkojnë durim.
10- Gjërat që ju shqetësojnë shkruani në një copë letër dhe hiqni qafe. Është vërtetuar se kjo metodë ka një efekt të madh në largimin e stresit.

Nëna duhet të kuptojë se edukimi në bazë të ulëritës dhe goditjes është forma më e dobët e edukimit dhe se efekti i tij është i përkohshëm.
Nëna duhet të dijë se fëmija i saj është ende në fazën e eksplorimit të botës dhe është e natyrshme që në këtë fazë të kënaqet me aktivitetin dhe lëvizjen, të ketë kuriozitet dhe dëshirë për lëvizje të vazhdueshme.
Fëmijët e sotëm janë burrat e së ardhmes.
Së fundi, nëse nervozizmi rritet dhe bëhet i vështirë për t’u kontrolluar, është më mirë të kërkoni ndihmë nga specialistët.