Kur flasim për dritën apo nurin siç quhet në terminologjinë Islame nënkuptojmë të vërtetën faktike dhe përditshmërinë tonë.
Shohim njerëz që vërtetë gënjejnë veten kur thonë: ne jemi nën dritën Hyjnore dhe të udhëzuar.
Për të qenë e vërtetë drita Hyjnore, besimtari duhet të gjej veten në ketë rang:
1. Dashuri për diturinë
2. Të drejtat e njeriut
3. Dinjiteti njerëzorë
4. Standardin shkencorë
5. Mirëqenien sociale
6. Larg mëkatit
Ekziston drita e plotë që quhet mendja përmes së cilës arrijmë humanitetin i cili na dërgon drejt dritës së madhe.
Ndër të mirat e njerëzve besimtar është se ata nuk shpikin gënjeshtra për Zotin! Mos harroni kurrë skenën që shohim: Një musliman vret një musliman të pafajshëm dhe thotë se Zoti është i madh!
Drita e Islamit të vërtetë përfshin mendjen, sepse mendja në Kuran ka një vend të madh, por ne i kemi fshirë dy dritat së bashku, duke shpifur ndaj mendjes dhe njerëzve që i përkushtohen asaj!
(A nuk mendoni) dhe (A nuk e kuptoni) përmendet jo më pak se (A nuk besoni)! Cili është ndryshimi midis tyre?
Drita e Zotit përfshinë lirinë e besimit, dinjitetin njerëzor, luftën kundër varfërisë dhe lakmisë së bashku, e ku është kjo dritë?!
Ku ta shohim këtë dritë në praktikë, drejtësinë e cila ekziston aktualisht vetëm në letër e shkruar.
Pabesia, gënjeshtëra, dembelia, shpifja e thashethemet nuk bëjnë pjesë në të quajturin udhëzim.