E Kurani ka ardhur për të fuqizuar temat të cilat janë të domosdoshme për shoqëritë njerëzore, siç janë:
- Thirrja Kuranore për Lexim
- Thirrja Kuranore për dije
- Thirrja Kuranore për punë dhe përkushtim
- Thirrja Kuranore për shpresë, optimizëm e jo depresion e pesimizëm
- Thirrja Kuranore për moral, etikë e disiplinë janë shpirti i lirisë
Këto dhe shumë tjera janë sot vetëm në letër e që në fakt duhet të duken në përditshmërinë sidomos të atyre që janë të deklaruar pjesëtarë të besimit Islam.
Ne mund të debatojmë dhe të mos pajtohemi në disa çështje mes nesh, por ky debat duhet të jetë në suaza se si të lehtësohet dhe arrihet zbatimi i këtyre pikave që u cekën më lart e për të cilat jo vetëm Kurani, por edhe i Dërguari Muhamed a.s. ka bërë thirrjen e vazhdueshme për qëndrueshmëri dhe përkushtim në dije, lexim, punë, moral dhe shpresë e optimizëm.