Ishte dëshirë dhe vullnet i Zotit të madhërishëm që të sjellë në tokë një krijesë me intelekt dhe mendje, si një krijesë që do të ndërtoj raporte dhe marrëdhënie me të gjithë.
Ishte vullnet i Zotit krijimi i njeriut i ndarë në fise, kombe, me ngjyrë të ndryshme e gjuhë të shumta, e të cilat dëshmojnë dhe argumentojnë madhështinë e Krijuesit.
Përveç kësaj, Madhëria e Tij manifestohet duke e konsideruar të gjithë njerëzimin të njëjtë e të barabartë para Zotit.