Një Imam ligjëronte në Xhami për të mbajtur predikimin e tij të së Premtes. Ai filloi duke thënë se lavdërimi i qoftë Zotit, Zotit të Muslimanëve. Djaloshi në të djathtë të tij tha se është (në Kuran) Zoti i të gjithë njerëzve. Kështu ai vazhdoi predikimin e tij dhe përsëri përmendi Zotin, Zotin e Muslimanëve. Këtë herë djali në të majtë e korrigjoi atë duke thënë Zoti i të gjithë njerëzve. Kështu ai vazhdoi dhe përsëriti të njëjtën gjë. Këtë herë të pranishmit u ngritën dhe thanë se Zoti është Zoti i të gjithë njerëzve.
Ai ( imami) i shikoi ata dhe u tha: Meqenëse e dini që Zoti nuk është vetëm i juaji, pse po i dëgjoni ata që përpiqen të krijojnë telashe duke i gjykuar të tjerët dhe ju i quani disa njerëz të pa fe dhe pa vend te Zoti.
Nëse e dini pra që Zoti është i të gjithëve, pra mos thuani se është vetëm i yni dhe vetëm me ne.
Nëse e doni Zotin, do t’i doni dhe nderoni fqinjët tuaj pa dallim se çfarë besimi kanë