Të arriturat e portalit Foltash

Të arriturat e Foltash

 

1. Përmes platformës foltash ne kemi arritur promovimin e Islamit paqësorë, tolerant, autokton me mendësi Shqiptare
2. Platforma foltash ka arritur të ruaj jo devijimin e shoqërisë sonë në mendësinë e huaj fetare Islame.
3. Foltash ka promovuar në vazhdimësi diverzitetin fetar të Kosovës.
4. Foltash ka arritur e vetme nga mediat fetare të para ndaloj ekstremimin e dhunshëm dhe radikalizmin.
5. Platforma foltash ka para ndaluar shkuarjen e shumë të rinjëve e të rejave të vendit në konfliktet në siri dhe irak.
6. Platforma foltash ka arritur të ruaj islamin tradicional në Kosovë.
7. Platforma foltash ka ndikuar edhe në mërgatën tonë që të jenë të vëmendshmëm përballë ekstremizmit dhe ideologjive elëvizjeve fetare islamike që nxisin në ekstremizëm e radikalizëm.
8. Platforma foltash ka luftuar fuqishëm ekstremizmin fetar vehabist si dhe çdo lloj ideologjie tjetër të lindjes, nëpërmjet qindra mijëra shkrimeve autoriale, videove, konferencave e tryezave dhe 100 mijë broshurave në mbarë vendin të shpërndara në gjitha qytetet e Kosovës
9. Platforma foltash rreth vete ka ofruar dhjetëra imam, teologë dhe profesorë të studimeve Islame në rrugëtimin kundër eksteemizmit fetar dhe radikalizmit.
10. Foltash është i vetmi që ka promovuar Islamin tradicional
11. Foltash ka kontribuar fuqishëm në ruajtjen e vlerave kombëtare e kulturore të popullit tonë.
12. Foltash nëpërmjet bashkpunëtorëve imamë ka parandaluar raste individuale për të shkjar në siri dhe irak duke u marrur drejtpërsdrejti me individë të caktuar
13. Platforma foltash në gjuhën shqipe ka qartësuar opinionin për rrezikun nga organizatat terroriste si isis dhe al nusra. Foltash ka gjetur përkrahje të madhe në shoqërinë tonë.
14. Platforma foltash është e vetmja e këtij lloji jo vetëm në Kosovë por në mbarë viset tjera Shqiptare.
15. Promovimet e publikimet tona në foltash kanë qenë referencë e shumë mediave me renome botërore si: new york times, bbc, evropa e lirë, zëri i Amerikës, sky news arabia, radio washington, radio france, tv italiane Rai si dhe media tjera elektronike në gjermani, zvicërr e belgjikë. Drejtuesit e foltash kanë intervista me dhjetlra për mediume të vendit dhe perëndimore në promovimin e idesë së luftimit të ekstremizmit fetar dhe radikalizmit që shpien në terrorizëm
16. Platforma foltash ka nxjerrë edhe hulumtime mbi shkaqet e ekstremizmit fetar si dhe ka bërë hulumtim të mediave në gjuhën tonë që kanë ngjyrime ekstremsite dhe foltash është përballur me publikimet e tyre.