Sjelljet e dhunshme nuk përkojnë me mësimet Islame.

Xheneti nuk arrihet me vrasje e terror.

Islami është fe e paqes dhe muslimanët duhet të jenë promovues të paqes në çdo kohë. Sjelljet e dhunshme nuk përkojnë me mësimet Islame. Një shembull tjetër i mirësisë dhe tolerancës së Muhammedit a.s., ishte me rastin e rikthimit të tij triumfues nga Medina në vendin e tij Meka. Në Mekë, Muhammedi a.s. ishte persekutuar rëndë.

Kur u kthye në vendlindjen e tij, megjithëse kishte forcën dhe pushtetin, ai nuk terrorizoi dhe nuk i vrau kundërshtarët e tij, edhe pse e kishte pushtetin që ta bënte një gjë të tillë. Ai vendosi t’i falte të gjithë ata që e kishin luftuar kundër tij gjatë periudhës së hershme të Islamit në Mekë. Kështu që është e qartë se një terrorist nuk është as musliman, e as që ndjek mësimet islame, kurse vrasja e njerëzve nuk është një veprim i shenjtë për përhapjen e besimit, e as si mjet për ngritjen e Islamit apo zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

#FOLTASH