Problemi dhe zgjidhja

Problemi dhe zgjidhja

Një nga pengesat më të vështira që u ndalon disave sot për të ecur përpara është mbajtja fort pas trashëgimisë së mendimeve dhe opinioneve.

Ne për fat të keq e mendojmë këtë trashëgimi si të shenjtë dhe refuzojmë ta rimendojmë ose madje të lejojmë që dikush ta kritikojë atë.

Kjo trashëgimi u zhvillua gjatë shekujve të tetë dhe të nëntë dhe mbetet kryesisht e paprekur deri më tani.

Ky është problemi. Zgjidhja është të guxosh të mendosh. Të mendojmë se çfarë po na thotë Kurani për problemet e sotme dhe zgjidhjet e tyre. Tashmë shohim se të rinjtë janë të zhgënjyer me paaftësinë tonë për t’iu përgjigjur me inteligjencë sfidave me të cilat përballemi.

Është koha e fundit që t’i inkurajojmë dijetarët tanë që t’i marrin parasysh këto probleme dhe të guxojnë me zgjidhje të reja dhe novatore të bazuara në Kur’an dhe në Sunetin e saktë.