Pika e Kaltër, që shihet aq zbehtë, është Toka jonë, fotografuar në vitin 1990, plot 31 vjet më parë, nga sonda hapësinore Voyager. Imazhi i saj, i marrë prej një distance 6 miliardë kilometrash, është më i largëti që ne kemi për planetin tonë.
Kjo pikëz xixëlluese mes zbrazëtisë marramendëse, është vendi ku ne kemi ngritur jetët dhe historitë tona, është trualli ku ka ndodhur gjithqka ne dimë për pararendësit tanë, është toka ku presim ta ndërtojnë të ardhmen ata që na pasojnë. Është kjo shkëndijë e brishtë që bashkë me luftërat, dhunën dhe egërsinë ka ushqyer butësinë, dhëmshurinë, burrërinë, përulësinë, respektin, ndjeshmërinë. Edhe dashurinë e pamatë, që japim e marrim përditë!
Carl Sagan