Një prej fitneve më të mëdha që e sollën ndër shqiptarë është (sidomos) edhe fitneja rreth Mevludit ku e cilësuan si bidat dhe bënë thirrje të mos festohet. Falë Zotit dështuan e nuk ia arritën ta ndalin kumbimin e zërit duke u lartësuar emri dhe veprimtaria e Muhamedit a.s. Si përfundim, pas gjithë atyre përpjekjeve të kota nuk mbeti gjë përveç zhurmës shurdhuese e pavlerë.
Njerëzit me mendësi ekstremisht përjashtuese, natyrisht edhe injorantë karshi thellësisë së mendimit islam e traditës islame, duke mos e kuptuar rolin e Mevludit që luajti nëpër histori, deshtën ta shlyjnë nga tradita e kujtesa jonë shekullore e në vend të tij të biejnë kinse ilahi e lloj-lloj këngë tjera të shkruara nga autorë të ndryshëm, në emër të ilahive.
Duke potencuar me ngulm rolin brilant që ka luajtur Mevludi përgjatë historisë, jo vetëm ndër shqiptarë, nga zemra ju uroj Ditëlindjen e Profetit të njerëzimit, Muhamedit alejhi selam.
Përhajr Mevludi e Allahu kabull çdo vepër të mirë që e bëni, çdo fjalë të mirë që e thuani e çdo lutje që e bëni për Muhammed Mustafanë…!
Dr. Mustafë Bajrami