Jetëgjatësia e njeriut, është shumë e shkurtër për ti arritur të gjitha ato që i ëndërron.
Prandaj, gjithmonë duhet dhënë përparësi vetëm të mundshmes dhe më të rëndësishmes: kujdesit ndaj shëndetit fizik dhe mendor, punës e cila i përmbush nevojat e domosdoshme të jetës tonë, por duke mos u bërë asnjëherë rob i parasë, kujdesit dhe dashurisë ndaj familjes dhe të afërmëve, si dhe kryerjes së ndonjë pune apo vepre të mirë, nga e cila përfiton gjenerata njerëzore e sotme dhe e nesërme.
Një ditë, të gjithë do ti themi lamtumirë botës e cila na rrethon, por kjo nuk duhet që të na deinkurajoj që ne në këtë botë të angazhohemi për të bërë me të mirën e mundshme, me mendimin sikurse në të të jetojmë përgjithëmonë, por njëkohsishtë edhe të mendojmë për botën e përtejme me mendimin tonë sikurse nesër mund të kalojmë në të.