Ish-pjesëtarja e IS-it shpreson për një të ardhme ndryshe

Ish-pjesëtarja e IS-it shpreson për një të ardhme ndryshe

“Por, ajo që bëra ishte nga injoranca ime. I besova gjërave që dëgjova nga disa njerëz në internet. Unë i pranoj gabimet e mia”.

Aigerim ëndërron të bëhet infermiere, të mësojë një gjuhë të re, të ndihmojë me para prindërit e saj dhe më e rëndësishmja: të rrisë tre fëmijët e saj.

Por, gruas kazake i duhet të përfundojë burgimin prej gjashtë vjetësh për pjesëmarrje në grupin terrorist të Shtetit Islamik (IS). Prandaj, ëndrrat e saj janë të parealizueshme për momentin dhe i ka lënë në pritje.

Aigerim, nuk deshi të tregojë emrin e saj të plotë. Ajo është në mesin e 600 familjarëve të luftëtarëve të IS-it të cilët qeveria e Kazakistanit i ka riatdhesuar nga Siria që nga viti 2019.

Që nga ajo kohë, shumica e tyre janë lejuar të punojnë, studiojnë dhe rindërtojnë jetën e tyre.

Por, jo edhe Aigerim. Duke folur për Radion Evropa e Lirë nga një burg i grave në Kazakistan ajo tha se menjëherë pas kthimit nga kampi i refugjatëve AL-Hawl i Sirisë ajo menjëherë u nda nga fëmijët e saj.

“Ndryshe nga të kthyerit e tjerë, ne nuk u vendosem në qendrën speciale të rehabilitimit”, tha Aigerim.