Si mund të jeni më produktivë kur ngarkesa në punë është e madhe dhe mendja është ende në fundjavë? Këto tre këshilla do t’ju mbushin me energji pozitive dhe do ta bëjnë ditën më të lehtë.
Shënoni gjithçka
Kaosi mund të mbizotërojë në mendjet tuaja dhe nuk e doni këtë gjë. Mendimet janë të shumta po ashtu dhe idetë. Nëse filloni të shënoni gjërat më të rëndësishme për të mos i harruar, por edhe pyetjet që keni ndaj kolegëve, projekteve të ndryshme që keni ndërmarrë, nuk do të humbasin dhe do të vendosni gjithçka në rregull.
Vendosni prioritete
Keni një listë detyrash dhe të gjitha duken të rëndësishme. Çelësi është të gjesh atë që është më e rëndësishmja dhe të fillosh me këtë. Pra, duhet t’i bëni vetes një pyetje: Nëse do të duhej të merrni një gjë në një kohë dhe të lini gjithçka tjetër mënjanë, çfarë do të ishte ajo?
Pastroni mendjen
Fatkeqësisht, nuk ka zgjidhje të shpejtë për këtë. Kur shikoni që keni mbetur pas, paniku se nuk do t’ja dilni, përkeqëson gjërat. Duhet t’i kujtoni vazhdimisht vetes se jeni në kontroll dhe se gjithçka që ju nevojitet është të vendosni mendimet në rregull. Meditimi mund t’ju ndihmojë – disa frymëmarrje të duhura do ta kthejnë pulsin në normalitet dhe do të ndiheni më të relaksuar