Paradigma e Traditës dhe Progresit
Një sfidë e madhe për myslimanët e shekullit 21 është se si ata do të ndërthurin mençurinë e së kaluarës me kërkesat e së tashmes dhe së ardhmes së afërt.
Mosarritja për ta bërë këtë do të rezultojë në kthimin prapa dhe ruajtjen e kultivimin vetëm të së kaluarës duke mos menduar fare për të tashmen dhe të ardhmen.
Po ashtu do të rezultojë me konflikt të diskutimit mbi atë se kush është i mirë e kush jo, kush e fiton xhenetin e kush jo, debat ky që dërgon në shkatërrim dhe humbje.
Traditën duhet ruajtur por jo në dëm të progresit dhe të zhvillimit e të ardhmes. Duke ruajtur trashëgiminë e duke lënë anash të tashmen e të ardhmen nuk ka progres.
Nga trashëgimia mësohet historiku e jo norma e dispozita.
Të tashmen dhe të ardhëm e fitojnë ata që dinë të jetojnë në vijimësi dhe zhvillim.
SAFI KASKAS