Mendojme se, tani, bota si dhe rrethanat në të cilat jetojmë, kanë nevojë për të tjerët, dhe jo vetem për njerëzit e fesë që ata të jenë në rend të parë të shoqërisë. Ne, kemi nevojë për njerëz , të cilët e sqarojnë të tanishmen, që e rilexojnë dhe ri-studiojnë gjendjen tonë aktuale, që shohin me syrin e mendjes dhe që i kuptojnë tekstet në mënyrën e duhur.
Prijësi i fesë, duhet të jetë pjesë e sistemit gjithëpërfshirës, dhe jo të përbuzë të arriturat intelektuale në fushat e ndryshme të jetës, sepse ai nuk është i tëri dhe supremi që i di të gjitha.
Nëse prijësi i fesë gabon, dhe pas gabimit të tij shkojnë edhe të tjerët, kjo nuk është asgjë tjetër veçse përbuzje e njohurisë dhe diturisë.
Nuk mund të gjesh një prijës të fesë sot, i cili nuk është i gatshëm që të përgjigjet për çdo pyetje e cila i parashtrohet ..! Pyetet për agjërimin dhe për klonimin, ai jep përgjigje! Pyetet për fëmijën në epruvetë dhe për namazin, ai jep përgjigje!. Pra e konsideron vetën se është një thesar i njohurive apo një enciklopedi, e në fakt ai nuk është.