Ne duam të kemi shoqëri njerëzore që mirëkuptohen për të ardhmen e tyre. E ardhmja e të gjithëve në këtë botë është liria personale dhe kolektive për jetesë e përcaktim.
Të ardhmen e cenojnë ata që kanë synime të imponojnë fenë, besimin dhe traditat. Nuk ka imponim e as dhunë në konceptin e qartë Hyjnorë të Zotit të dukshëm në Kuran.
Zoti në Kuran ka thënë:
“Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç ‘është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë. Shura 52