Ekzistojnë shumë teori mbi motivimin. Studiues të ndryshëm janë përpjekur të zbulojnë arsyet pse disa njerëz duan të punojnë dhe disa jo, pse disa njerëz janë më të mirë se të tjerët dhe çfare i motivon ata të arrijnë rezultate. Ekziston një por një recetë tepër e thjeshtë mbi mënyrën se si të motivohen njerëzit. Motivi varet nga individi, nga situata ose nga njerëzit me të cilët ne jemi duke punuar. Teoritë e motivimit mund të përdoren vetëm si një mjet. Por komandantët duhet të dinë se kur dhe si të përdorin mjetin e duhur (teorinë). Nje ç’rregullim i tërë mund te ndodhë nëse disa teori mund të përdoren bashkë.
Për të kujtuar përkufizime të ndryshme mbi motivimin dhe të kuptoni se si ti përdorni ato si mjete.
Motivimi mund të përkufizohet si:
• një rezultat i ndërveprimit midis individëve dhe situatës;
• një proces i stimulimit të një individi për të ndërmarrë veprime dhe për të arrirë një qëllim të caktuar apo dhe një arritje;
• një vullnet për të shfaqur përpjekje të nivelit të lartë drejt qëllimeve organizative, të kushtëzuara nga mundësia e përpjekjes për të kënaqur nevojat e disa individëve. Motivimi është shkaku i sjelljes së një individi apo arsyeja pse një individ shfaq lloje të ndryshme sjelljesh.
Për eprorët jo cdo motivim është i kenaqshëm; për ata motivimi i drejtë është qëllimi dhe orientimi i organizatës.
Komandantët duhet të inkurajojnë vartësit e tyre për tu përfshirë në aktivitete për arritjen e qëllimit.
Kur qëllimet e organizatës koncidojnë me qëllimet individuale mund të jemi të sigurtë se në jemi duke punuar me personelin e motivuar.
Teoritë bashkëkohore dhe të mirënjohura mbi motivimin janë:
• Teoria e hierarkisë së nevojave të Maslow-it
• Teoria e motivim-higjenës së Herzberg-ut
Menaxherët ekzekutiv rregullisht përdorin këto teori për të shpjeguar motivimin e punonjësve të tyre.