Mos u ngut me tentua me marrë krejt njohuritë se nuk mundesh, a e di pse nuk mundesh: Sepse ato nuk shteren kurrë, nuk hargjohen.
Mos u mundo me i mësua krejt punët e dynjasë se nuk është qëllim që je në këtë dunja.
Lidhe zemrën tënde, brendinë tënde me Zotin dhe beso se ai nuk të merr në pyetje për diçka që nuk mundesh. Ai nuk ngarkon më shumë se që mundesh.
Zoti nuk të gjykon në atë që nuk e di, por të gjykon kur flet për atë që nuk e di
Mëso ngadalë në jetë e mos i hulumto e as mos i përcill punët e tjerëve, shih veten, merru me veten tënde ndreqe veç veten. Leja do punë Zotit se ja ke dhënë krejt vetes.
Nëse te doket që krejt njerëzit nuk janë mirë, atëherë bënu ti i miri e ja nis dynjaja prej fillimi.
Nëse krejt të duken patriota me bateria, atëherë bënu ti patriot pa bateria e ruaje KOMBIN TËND.
Nganjëherë tu u mundua me i ndreq tjerët e prish veten.