Pejgamberi ka thënë: “Ka shumë që lexojnë Kur’an, por Kur’ani i mallkon ata.”
Kush janë këta njerëz të mallkuar nga Kurani? Ata janë njerëz që e kanë bërë Kuranin libër leximi, por jo libër udhëzimi për veten e tyre.
Ata e përdorin Kuranin për të gjetur gabime te të tjerët, por nuk e korrigjojnë veten përmes mësimeve Kuranore. Ata janë të gatshëm të kërkojnë pozita të larta nderi në emër të Kuranit, por nuk përvetësojnë modesti për hir të Kuranit. Ata duan të kenë udhëheqje mbi njerëzit duke iu referuar Kuranit, por nuk i përkulen Kuranit në jetën e tyre. Ata marrin lëvdata nga njerëzit për të qenë ndjekës të Kuranit, por nuk njihen si ndjekës të Kuranit nga engjëjt e Zotit. Këta janë njerëzit që e kanë lexuar Kuranin, por nuk e kanë medituar fare.