Zoti i Madhërishëm i zbriti Kuranin fjalën e Tij, Muhamedit a.s për t’i kumtuar njerëzimit mbarë. Kur’ani është libër qiellor, fjalë e Zotit e zbritur në fjalë e zë, me përmbajtje në tri rrafshe:
1. Për të dëshmuar përmbylljen e shpalljeve hyjnore në vargun e shpalljeve;
2. Për të qartësuar historikun dhe kontekstin e Tij për të shkuarën;
3. Për të qartësuar kontekstin e përgjithshëm mbi njeriun, të ardhmen e tij, rolin dhe detyrat që e ngarkon Kur’ani në kontekstin gjeneral.