“Kurana” apo musafa?
Shohim shpesh të shkruar e edhe dëgjojmë të thuhet:
Po shpërndajmë Kurana, kjo xhami ka dhënë kurana falas, ky është Kurani im…
Emri “Kuran” duhet përdorur vetëm për fjalën e Allahut, si e thënë dhe si e shkruar, kurse për librin që përmban Kuranin duhet të përdorim emrin musaf (mushaf).
Emri “Kuran” nuk bën të vihet në shumës “Kurana”, për librat që përmbajnë Kuranin duhet të themi musafa (mushafa, mushafë):
Bashkësia Islame shpërndan musafa falas, na kanë dhënë musafa…
Gjithashtu kur përcaktohet nga përemra pronorë, nuk bën të themi “Kurani im”, por “Musafi im”.
Passhkrim:
Ka kohë që unë kërkoj që në planprogramet arsimore fetare, në medrese dhe në Fakultetin e Studimeve Islame të ketë një si lëndë “Kultura gjuhësore fetare”.
~Prof. Ilmi Rexhepi