Kur’ani i është qasur në disa forma informimit të njeriut për rolin e tij, e ku mund të shkëpusim katër elemente kryesore:
1. Besimi në Zot – në këtë qasje Kur’ani kërkon hulumtim të thellë të fakteve në gjithësi, në mënyrë që njeriu të ndërtoj besim të qëndrueshëm e jo të trashëguar.
Thotë Zoti në Kuran: “O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni.” | Ankebut: 56 |
2. Morali, etika dhe kultura janë segmente të rëndësishme për një shoqëri që aspiron të kultivoj vlera të respektit, besimit, paqes e mirësjelljes me të gjithë.
Thotë Zoti në Kuran: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” |KALEM:4|
3. Drejtësia është një element tjetër shumë i rëndësishëm që i referohet Kur’ani, si detyrë për njeriun apo obligim për të reflektuar në ndërtimin e raporteve të qëndrueshme ndërnjerëzore.
Ku në lidhje me këtë i Madherishmi thotë: “Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!” |Rrahman:9|
4. Adhurimi, dija, dhe puna, në këto objektiva e synime të Kur’anit për njeriun janë: dashuria për Zotin, përulja ndaj Tij – dhe këtë e realizon një person që ka hulumtuar mbi ekzistimin e Zotit, që ka moral e kulturë, e që është i përkushtuar ndaj dijes dhe punës.
Në lidhje me adhurimin thotë Zoti: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” |Dharijat:56|
Kurse në lidhje me dijën kemi citatin e parë që i zbriti të dërguarit tonë Muhamedit a.s. ku i tha Zoti: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).” | ALAK:1|