Më ndihmo t’u jap vend të tjerëve,

Lutje Zotit të Madhërishëm
Më ndihmo të jem mirënjohës e falenderues për gjërat e vogla që më dhurove.
Më ndihmo të jem mendjehapur dhe për të parë madhështinë tënde në gjithçka rreth meje.
Më ndihmo të mos i gjykoj të tjerët.
Më ndihmo të kuptoj në vend që të kuptohem.
Më ndihmo t’u jap vend të tjerëve,
Më ndihmo të jem një urë lidhëse e dashurisë në mënyrë që të mund të lidh shumë njerëz pa dallim racor, etnik apo fetar.
Më ndihmo të shoh përmes mëshirës tënde!